Pas fjalimit të Ilir Metës Rama kërkon azil

Hënë, 02 Mars 2020 18:57

Fjalimi i sotëm para popullit shqiptar i Presidentit Meta kapërcente kufijtë e shtetarit dhe aty nuk ishte vetëm presidenti, por dhe njeriu i armatosur me informacionet e eksperiencës dhe detyrës që ai mban. Çiltërsia, qartësia, të cilat ia jepnin qenia brenda çdo lloj ligji dhe parametri kushtetues të detyrës, që ia jepnin informacionet lidhur me veprimet e sektit puçist për kapjen e Gjykatës Kushtetuese e bën atë  të rrëmbente forcën dhe entuziazmin e qindra mijëra qytetarëve në atë shesh. Presidenti i Republikës ishte i qartë në veprimet e tij, i vendosur për ta çuar deri në fund luftën e vështirë që ai ka për vendosjen e  rendit kushtetues. Klika që ka përballë nga më të egrat e të majtës në Europë, me prapavijë krimin e organizuar, ka kaluar çdo kufi, në veprimet e saj. Por presidenti e bëri të qartë se; çfarë pranvere do të ishte kjo. Ishte interesante fjalia e thënë me sinqeritet nga ana e kreut të Shtetit se: Për arsye shtetërore nuk kam treguar as 10% të veprimeve të tmerrshme të sektit puçist kundër shtetit. Mjafton kjo për të kuptuar se në çfarë duarsh ka rënë ky vend. Mjafton vetëm kjo fjali që kjo klikë përdhunshëm dëmton të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë. 

Pas hapave të qartë dhe të vendosur të Presidentit të Republikës për dekretin e betimit tek lana, dhe për shpërndarjen e Parlamentit më 15 mars nëse nuk mbyllet reforma zgjedhor, Edi Ramës nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm të kërkoj azil kryesisht tek ato vende ku ka dhe paratë.

Login to post comments