“Edhe Hitleri nëpërmjet ligjeve antikushtetuese, e instaloi diktaturën e tij”- Meta firmos dekretin e parë: Kundër ligjit për betimin te Lana

Hënë, 02 Mars 2020 19:02

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka firmos dekretin e parë, para qytetarëve të mbledhur në tubimin e thirrur prej tij, kundër “ligjit për betimin te lana dhe për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”.

Kreu i shtetit tha se është detyra e tij që të mbrojë kushtetutën dhe të jetë i pari në atë që e konsideroi “luftën kundër grushtit të shtetit”.


Edhe Hitleri nëpërmjet ligjeve antikushtetuese, e instaloi diktaturën e tij. Kur populli ka frikë nga qeveria, aty ka tirani, kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka liri, ka drejtësi. Diktaturat mund të ndërrojnë fytyrë, por ato mbeten të njëjta, armike të drejtësisë, armike të lirisë.

Është detyra ime të mbroj kushtetutën, shtetin e së drejtës, të garantoj shtetin laik, ku edhe gruaja të jetë e barabartë me burrin, si në jetën publike dhe atë profesionale dhe të mos i marrim gratë në qeveri për t’i përdorur për falsifikim. Është detyra ime si kryetari shtetit të jemi ia pari në luftën kundër Grushtit të Shtetit.

Jam i lumtur që zëri juaj po dëgjohet në të gjithë botën demokratike. jam i lumtur që populli ka në këtë shesh popullin e kushtetutës. Para se të firmos dekretin kundër ligjit antikushtetuës për betimin te lana, për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, kërkojë vullnetin tuaj, kush është pro të ngrejë dorën, vdekje grushtit ët shtetit. 

Rroftë Republika, rroftë shteti i republikës. Këtu ka një kërkesë tjetër, nuk kënaqen me kaq. Duan që sot shpërndarjen e parlamentit puçist. Liri, demokraci. Më duhet të firmos këtë dekret dhe do të kthehem përsëri këtu për atë dekretin tjetër që e brohoritët me shumë se ky”, tha Meta.

Login to post comments