Soreca: Reforma në drejtësi, motor që shtyn Shqipërinë drejt BE

Tuesday, 03 Mars 2020 11:34

Reforma në drejtësi është kryefjala e ambasadorit të BE, Luigi Soreca. Në aktivtetin mbi sfidat e Prokurorisë, Soreca tha se kjo reformë është motori që e shtyn Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Soreca garantoi mbështetjen e BE, ndërsa tha se viti 2020 do të jetë vendimtar për Shqipërinë.

Luigi Soreca: Ju do të keni mbështetjen e BE, ne do të kemi edhe një projekt për hetimet financiare duke ju dhënë këshilla nga prokurorë të BE.

BE ka përcaktuar 34 mln  për qëndrueshmërinë e reformës. Sistemi i drejtësisë në Shqipëri dhe reformat kanë dhënë një mësim të mirë se me punë dhe me vullnet të mirë për të ardhmen shumë mund të arrihet. 2020 është vendimtar dhe për vitet në të ardhmen  afërt fokusi duhet të jetë tek sistemi, të bëhet me efikas dhe më performues.  Reforma në drejtësi është motori që e shtyn Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE.

 

Referuar raportit të KE, ambasadori beson se Shqipëria e meriton të ecë përpara, duke shpresuar në një vendim pozitiv të vendeve anëtare të BE për hapjen e negociatave.

Login to post comments