Amerikanët janë të vetmit që po e marrin seriozisht rrezikun nga Koronavirusi.
Kështu shprehet përmes një postimi në Facebook gazetari i Ekonomisë Klodian Tomorri, teksa publikon edhe shifra nga masat e marra nga institucionet financiare në SHBA dhe jo vetëm.
Sipas tij, FED (Rezervat Federale) kanë ulur me 0.5 pikë përqindje të normës bazë për shkak të virusit, ndërsa thekson se që prej 2008-ës kjo është ulja më e madhe.
World War
1-FED sapo lajmeroi uljen me 0.5 pike perqindje te normes baze per shkak te koronavirusit. Kjo eshte ulja me e madhe qe nga viti 2008. Deri tani amerikanet jane te vetmit qe e kane marre seriozisht koronavirusin.
2-Qeveria franceze mori ne kontroll shteteror furnizimin me maska kunder koronavirusit. Macron po fillon te kuptoje se ca ka perballe.
3-Singapori i shtohet listes se gjate te vendeve qe mbyllij kufijte per udhetaret nga Italia, Kina, Korea etj.
4-Me ne fund edhe qeveria shqiptare lajmeroi planin e masave kunder koronavirusit. Thelbi i planit eshte: Shqiperia nuk ka asnje rast me koronavirus.