Mbi 30 nxënës me shenja helmimi në spitalin e Fierit, Vasili: Gjeni shkaktarin, qeveria të mos fshihet pas përgjegjësive

E mërkurë, 04 Mars 2020 12:29

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili iu është bashkuar reagimeve që solli ngjarja misterioze në Fier, ku mbi 30 nxënës përfunduan me urgjencë në spital, pasi shfaqën shenja helmimi.

Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili tha se shkaqet e ngjarjes duhet të bëhen publike dhe të dënohen shkaktarët.

REAGIMI I VASILIT
Si mundet per here te dyte ne Fier nje ngjarje kaq e rende me nxenesit.

Beni publike shkaqet.
Gjeni dhe denoni shkaktaret.
Qeveria te mos i fshihet me pergjegjesive te medha te saj.
Cdo fshehje pergjegjesie eshte krim.
Qytetaret ne Fier nuk duan te degjojne më propagande dhe skena qeveritare me mallengjime hipokrite, por pergjigje te verteta.

Modifikuar më E mërkurë, 04 Mars 2020 15:14
Login to post comments