Kreu i Federatës Kombëtare të Medias:Para se të bllokohen gazetarët duhen bllokuar kush kërcënon lirinë e medias

E mërkurë, 04 Mars 2020 13:36

Kur goditet liria e informacionit goditet rendi demokratik. Ligji shqiptar është i gabuar e në çdo rast duhet bllokuar. Para se të bllokohen gazetarët duhen bllokuar kush moleston e kërcënon lirinë e kronikës. E po ju them më shumë; Nëse një i fuqishëm, një qeveritar fyen gazetarët dënimi ndaj tij duhet dyfishuar." Ky është mesazhi i kryetarit të Federatës Kombëtare të Medias Italiane, FNSI, Giuseppe Giulieti në një intervistë ekskluzive dhënë gazetares së Ora News, Alba Kepi ku ka komentuar paketën antishpifje të qeverisë Rama.

Intervista është transmetuar mbremë në emisionin "Tempora" ne RTV Ora.

Gazetarja e Ora News, Alba Kepi: President, Federata Kombëtare e Medias Italiane qe e para që mbështeti kërkesën për ndihmë të gazetarëve shqiptarë kundër ligjit antishpifje në Shqipërie që limiton lirinë e medias. U bënë disa muaj që ju si Federatë po mbroni betejën e tyre. Çfarë perceptimi keni krijuar gjatë kësaj kohe mbi lirinë e medias e lirinë e informacionit në Shqipëri.

Presidente Giuseppe Giulietti- "Jo të mirë e jo vetëm për Shqipërinë. Pasi ligje të ngjashme kundër lirisë së informacionit apo që kërkojnë të reduktojnë lirinë e informacionit janë aprovuar në Hungari, po aprovohen nëPoloni, e kanë mbërritur sinjale alarmi nga Bosnja, nga Mali i Zi

Pra ka një fenomen europian që vë në shenjestër kronistët e në mënyrë të vecantë kronistët që raportojnë mafian, korrupsionin, punët e pista. Apeli që na vjen nga gazetarët shqiptarë duhet të na gjejë të ndjeshëm jo vetëm se janë fqinjër tanë të shtëpisë, por dhe për faktin se kur nis e goditet liria e kronikës në një shtet, herët a vonë kjo sëmunndje e keqe prek dhe vëndet fqinje. Nuk bëhet fjalë të mbrojmë shpifësit. Nëse një gazetar shpif e në mënyrë të vecantë nëse shpif ndaj një qytetari është e drejtë që qytetari t'i drejtohet gjykatës. Por kur pushteti, kur një politikan, një keqbërs kërcënon kronistët e kërkon miliona e miliona euro e sulmon kundër me dhjetra e dhjetra padi, atëherë duhet të ketë një normë që mbron të drejtën e kronikës. Sa herë që një gjykatës merr një denoncim të tillë dhe e mbyll në një kasetë duke e konsideruar pa baza, atëherë ky paditësi i pamatur duhet të paguaj të paktën gjysmën e shifrës së shumës që ka kërkuar. Pasi kush moleston (ngacmon) një kronist nuk kryen një fyerje ndaj një kronisti të vetëm, por kryen një fyerje dhe ndaj të drejtës së të gjithë qytetarëve për të qënë të informuar qofshin, shqiptarë, hungarezë o italianë." 

Gazetarja e Ora News: Pra ju propozoni një kundër ligj ndaj paketës antishpifje në Shqipëri?

Giuseppe Giulietti-- Së pari kërkojmë që ligji antishpifje në Shqipëri të qëndroj i mbyllur në sirtar, mos të miratohet. Ka ndërhyrë dhe sindakata e gazetarëve europianë. Dhe ne si sindakatë e gazetarëve italianë do t'i kërkojmë sindakatës europiane të ngrej zërin e saj fort në Shqipëri, ashtu si dhe në Humgari, në Poloni e në Itali. Nuk është se ne e kemi me Shqipërinë , ne jemi kundër ligjeve të gabuara të harutar nga cdo lloj qeverie e nga cdo lloj ngjyre që mban kjo qeveri. Ne nuk bëjmë diferencës qoftë një qeveri e djathtë si ajo e Viktor Orban që kërcënon gazetarët, apo një qeveri laburiste si ajo malteze që ka fshehur hetimet mbi vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia. Është fyerja ndaj lirisë së informacionit që duhet të na gjej aktiv e të fortë. Kur goditet liria e informacionit goditet rendi demokratik. Ligji shqiptar është i gabuar e në çdo rast duhet bllokuar. Para se të bllokhen gazetarët duhen bllokuar kush moleston e kërcënon lirinë e kronikës. E po ju them më shumë; Nëse një i fuqishëm, një qeveritar fyen gazetarët dënimi ndaj tij duhet dyfishuar.

Gazetarja e Ora News:  Siç është dhe rasti i gazetarit italian Valerio Cataldi i cili mori kërcënime e fyerje në ëeb e social për dokumentarin e tij "Narcotica", që mbi të gjitha u vlerësua me një çmim të rëndësishëm nga Dhoma e Deputetëve në Parlamenin Italian. Ju si Federatë dolët në mbrojte të gazetarit.

Giuseppe Giulietti- Jo ne dolëm në mbrojtje të së drejtës së kronikës, së drejtës së informacionit. Valerio Kataldi është një gazetar i jashtëzakonshëm, është një nga drejtuesit e Federatës së Medias Italiane. Drejton shoqatën “Karta e Romës” që është një nga organizmat më të të rëndësishëm që lufton gjuhën e racizmit.  Është një gazetar që ka ndjekur emigrantët, raprezaljet ndaj emigrantëve në kufijtë.
Konsiderohet një nga gazetarët më të mirë investigativ në Itali.

E vërteta është se pushteti nuk i duron dot gazetarët e lirë e nuk i duron dot pyetjet. E rasti i Valerio Cataldit është akoma më i rëndë, pasi shpesh akuzat ndaj tij janë nisur nga të fuqishmit e ata që lançojnë sulmet në rrjetet sociale janë miqtë e këtyre të fuqishmëve.

Prandaj Italia nuk mund të shtiret se nuk mund të shoh Duhet ndërhyrë me qëndrueshmëri për të kujtuar se e drejta e kritikës është legjitime dhe ndaj gazetarëve.

Po kur nga kritika kalohet në sulme, në shpifje, në eleminimin e pyetjeve , në fyerje kjo nuk duhet lejuar. E kur kjo ka ndodhur ndaj Valerio Kataldit që ka shfaqur kurajo, finesë e ndjeshmëri, atëherë ky fakt është akoma më i rëndë. E kjo vlen si për Valerio Kataldin siç vlen dhe për të gjithë gazetarët apo gazetaret e kërcënuar në Shqipëri.

 Po nga qeveria italiane a ka një sinjal reagimi c'ka thamë më sipër?

Giuseppe Gielietti. Qeveria italiane ka lëvizuar përmes rrugëve të saj që janë rrugë diplomatike e që shpesh janë të heshtuara. Meqë po më bëni këtë pyejte, unë mendoj se ky zë duhet të dëgjohet më qartë si dhe në rastet e kërkesës për vertetësi e drejtësi ndaj Giulio Regeni (I rrëmbyer dhe i vrarë nga shërbimet sekrete në Egjipt) ku zëri i qeverisë italiane është i dobët, apo në rastin e Patrick Zaki (student aktualisht i burgosur në Egjipt) apo dhe në rastet e tjera. Kur kronsitët kërcënohen zakonisht bëhen komunikata solidariteti e qeveria italiane ka 20 vite që nuk aprovon ligjin mbi paditë ndaj gazetarëve. Sa herë që ky ligj mbërrrin për t'u shqyrtuar në parlament ai groposet

Me të njëjtën qëndrueshmëri që ne kritikojmë ligjin shqiptar nuk mund të rrijmë pa përsëritur se dhe qeveria italiane kur kërcënohen kronistët rrallë herë shkon përtej një komunikate solidariteti. Ligjet vazhdojnë të jenë të groposuar në sirtare.

Por nëse ligji shqiptar antishpije del nga sirtari ku po qëndron mbyllur përkohësisht, cili duhet të jetë hapi i parë që duhet të kryejnë gazetarët shqitparë.

Giuseppe Giuleti- Imagjinoj se e kanë bërë, pra duhet të ngrejnë një komitet juristësh e avokatësh që mbrojnë kolegët në çdo seli e që të denoncojnë menjëherë në selitë e Bashkimit Europian mbi atë çka po ndodh në Shqipëri. Kryetari i Parlamentit Europian Davide Sassoli ka vizituar Shqipërinë e ndër temat që janë në rend të ditës për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian është tema e lirisë e të drejtave civile. Liria e informacionit është trau qëndror e gjëja e parë që dotë bëjmë do të denoncojmë në selitë e Bashkimt Europian nëse ku ligj do të hyj në zbatim.

Modifikuar më E mërkurë, 04 Mars 2020 13:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...