Një moment që të përlot, një skenë e rëndë është zhvilluar sot para syve të qytetarëve në Tiranë dhe dy djemve të mitur të një hekurmbledhësi rom. Policia bashkiake e ka rrethuar burrin dhe i ka kërkuar të hedhë në kamionin e mbeturinave, karrocën me të gjithë hekurat që ai kishte vendosur pirg sipër saj.
Dy djemtë e tij, njeri rreth 8 vjeç dhe tjetri rreth 13 që e ndihmojnë shikojnë babanë si lufton për të mbrojtur karrocën dhe mbajnë sytë nga njerëzit përreth: Kushedi, mbase dikush u vjen në ndihmë.
“Unë mbaj familjen me këtë, pse ma merrni?! As kam vjedhur, as kam bërë! Nuk jua lë karrocën!” dëgjohet burri, ndërkohë që qytetarët filmojnë skenën dhe përpiqen të ndalojnë policët.
Fëmijët vijnë rrotull karrocës për të mbrojtur hekurishtet që kanë nxjerrë me duar sot me babanë e tyre dhe shohin si të përhumbur...
Policia nuk dorëzohet.
Indinjata popullore rreth asaj karroce hekurishtesh zien, dëgjohen zëra në video, revoltë njerëzish që shikojnë më të varfrin e më të varfërve, që mbron me ndershmëri bukën që shpreson t’u japë sot fëmijëve.
Një punëtor pastrimi vjen si shpresa e fundit e kësaj skene të dhimbshme: “Lerë ta hedhin në makinë, se do të ta jap unë pastaj karrocën!”
Videoja është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha me këto fjalë, pas asnjë shpjegim më shumë:“Narkopolicia e Lal Plehut kapi “kriminelin”!