Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla dhe zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi kanë shkëmbyer sot replika të ashpra.
Pas deklaratës së Tedi Blushit që i kujtonte Tulant Ballës çunat ‘problematikë’, zëdhënësi i Ballës, Besjan Ajazi publikoi një foto, e cila sipas tij, tregon Presidentin në një darkë në kompleksin Golden që u sekuestrua nga OFL.
Pas kësaj fotoje, Tedi Blushi i kërkon Taulant Ballës që ta çojë te SPAK dhe të marrë përgjigjen ligjore për pretendimet e tij. Ndërkohë, Taulant Ballës i kujton një sërë bisedash dhe ndërhyrjesh të jashtëligjshme për ekstradime të dënuarish, siç thotë Blushi, në zyrën e një ministrje.