Ish- Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani shkruan se kriza e refugjatëve në kufirin greko- turk rrezikon edhe Shqipërinë si një vendkalim drejt BE-s
Nishani shprehet se ndërkohë që institucionet më të larta europiane kanë shprehur hapur shqetësimi qeveria shqiptare fshihet dhe hesht.
Kryetari aktual i Këshillit Kombëtar të PD i bën apel qeverisë që të solidarizohet me Greqinë fqinje dhe të vendosë menjëherë mekanizmat e kordinimit për përballjen e kësaj situate.
STATUSI I BUJAR NISHANIT
Qeveria e rilindsve ka futur kokën si struci në rërë, megjithëse bishtin e mban lart, dhe hesht ndaj shqetësimit të madh të Bashkimit Evropian nga turmat e dhunëshme e emigrantëve ilegal në kufirin me Greqinë fqinje.
Kërcënimi që i shfaqet Evropës nga valët e dhunëshme të emigrantëve ilegal nga Afganistani, Siria, Iraku etj., rrezikon Shqipërinë gjithashtu, territorin tonë si rrugëkalimin e vetëm drejt BE.
Këshilli Evropian, Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë deklaruar shqetësimin e madh dhe solidaritetin me Greqinë në situatën e krijuar.
Ne jemi vend fqinj me Greqinë dhe rrugëkalimi tokësor i lidhjes së saj me kontinentin.
Rilindsi antievropian fshihet !
Qeveria shqiptare të solidarizohet me Greqinë fqinje dhe Bashkimin Evropian e të vendosë menjëherë mekanizmat e kordinimit me autoritetet greke dhe FRONTEX në përballjen e kësaj situate që mund të përfshijë edhe territorin shqiptar në dëm të sigurisë së hapsirës evropiane, së cilës ne i përkasim.