Presidenti Ilir Meta ka takuar shqiptaro- amerikanin Ervis Zholi i cili bashkë me 200 patriotë tjerë udhëtuan për 30 orë për t’iu bashkuar manifestimit të 2 marsit.
Meta në një status në FB ka hedhur një foto me Ervis Zholin duke bërë simbolin e shqiponjës. Presidenti falenderon ata që sakrifikuan për t’i bashkuar manifestimit të tij.STATUSI I ILIR METËS
I lumtur të takoja Ervis Zholin, i cili udhëtoi për 30 orë për t’u bashkuar me PRANVERËN KUQEZI🇦🇱. Përqafime gjithë shqiptaro-amerikanëve🇦🇱🇺🇸 që sakrifikuan për t’iu bashkuar Manifestimit madhështor Mbarëkombëtar kuqezi.👐🇦🇱