Botuesi Karlo Bolino, pronari i ReportTv dhe Shqiptarja.com ka publikuar mesditën e sotme, disa foto të vitit 2017, të presidentit Ilir Meta, në një darkë në lokalin e Lefter Kokës në Durrës, ku janë dhe disa persona të tjerë.
Fotografitë duket se janë bërë në ditëlindjen e Lefter Kokës dhe këtë e ka konfirmuar edhe vëllai i deputetit, Nar Koka. Ashtu si edhe herë të tjera që ndodh rëndom, Bolino ka nxjerrë foton e Metës pas paralajmërimit të bërë nga Taulant Balla.
E duket se gjithçka ka qenë e organizuar, sepse pas këtyre kanë nisur edhe reagimet. Por në lidhje me fotot e bëra publike nga Karlo Bolino ka reaguar ashpër dhe vëllai i Lefter Kokës, Nar Koka.
Ky i fundit i pyetur nga SYRI.net në lidhje me vërtetësinë e fotove tha: “Ty Karlo që ke nxjerrë fytyrën time aty me Ilir Metën, po të them që ajo është ditëlindja e Lefter Kokës, vëllait tim. Teri bën nga 10 ditëlindje në vit…. Unë kam foto shumë Karlo, për ty dhe për ata që të paguajnë ty”.