Enkelejda Muçaj u emërua sot nga Rama në krye të Avokaturës së Shtetit, pasi Artur Meta u zgjodh në krye të ILD-së. Por cila është lidhja e Ramës me avokaten e re të shtetit?
Edhe pse Muçaj nuk ka mbajtur poste publike, duket se ajo është një nga njerëzit më të besuar të Ramës.
Muçaj ka mbrojtur në pjesën më të mirë të çështjeve klientin Edi Rama.
Emri i saj del shpesh në dosjet që Rama ngre kundër medias dhe opozitës. Trampolina e saj duket se ka qenë pikërisht fitimi i disa çështjeve, në emër të atij që tani e tutje do të jetë shefi i saj.
Muçaj ka qenë avokate e Ramës në gjyqin ndaj Palokës, Ylli Rakipit dhe Berishës.
Katapultim që sjellë në vëmendje akuzat që i janë bërë Ramës për emërimin në krye të posteve të rëndësishme të njerëzve të besuar.