Bundestagu pa dorashka me zv/ministren e Jashtme/ A do të emëroheshit nëse nuk do të ishit kushërira e ministrit?

E mërkurë, 04 Mars 2020 21:26

Një ditë më parë, në Bundestagun gjerman në Berlin u mbajt një konferencë për perspektivën evropiane të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, ku vendi ynë përfaqësohej nga këshilltarja e Kryeministrit, Odeta Barbullushi, ish-ministre e Jashtme.

Gjatë seancës së pyetje-përgjigjeve, zonja Barbullushi është përballur me një moment pak të sikletshëm, kur një nga të pranishmit teksa shprehu shqetësim për emërimet në administratë, e pyeti nëse ajo do të emërohej zv/ministre e Jashtme nëse nuk ishte kushërirë e ish-ministrit të Jashtëm. “Kjo është e paligjshme dhe korruptive”, tha ai.

 

Zonja Barbullushi nuk ju përgjigj asaj pyetje por shpjegoi reformën zgjedhore në proces.

 

Hans-Joachim Falenski, këshilltar i grupit parlamentar CDU/CSU theksoi se deputetët e CDU po punojnë me kolegët e tyre holandezë që ata të mos vënë veto për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

 

Sipas tij, rezerva më e madhe e tyre ka të bëjë me aktivitetin në Holandë të narkotrafikantëve nga Shqipëria.

“Ne sugjerojmë që kolegët holandezë të mos votojnë kundra negociatave por, sipas shembullit të Bundestagut, të vendosin po të duan një kusht të dhjetë apo të njëmbëdhjetë”, tha ai.

Sipas Falenskit për grupin parlamentar CDU/CSU është e papranueshme që të mos hetohet vepra penale e votëblerjes për të cilën eshtë shprehur qartësisht Bundestagu; dosja por hidhet si në patate e nxehtë nga zyrat e prokurorisë sa në Dibër e në Tiranë megjithëse përgjegjës për të eshtë qartazi SPAK-u.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...