Agim Nezho për Syri Tv: Manifestimi i Presidentit për të zgjetur zgjidhje, duhen zgjedhje të parakoshme të lira

E Enjte, 05 Mars 2020 16:43

I ftuar në Syri Tv, diplomati Agim Nezho, ka komentuar ndër të tjera edhe manifestimin e thirrur nga Presidenti Meta si edhe paralajmërimin e tij për maxhorancën se çfarë do të ndodhë pas 15 marsit.

‘Mesazhet e Presidentit ishin shumë të qarta. Ishin mesazhe në pamundësi të një dialogu, kur kemi raste të përsëritura të shkeljes së Kushtetutës dhe një lloj imponimi të vazhdueshëm që kërkon të bëjë maxhoranca nëpërmjet arrogancës.

Kjo ishte e vetmja mënyrë për të thirrur popullin.

Ajo që më bëri përshtypje ishte pjesëmarrja masive e popullit në shesh.

Dhe ata njëzëri thirrën ‘Shpërndaje parlamentin’

Në fakt këtu janë prishur të gjitha balancat.

Këtu kemi një regjim, një klik që po kërkon me të gjitha format arrogante deri në pafundësi pushtetin e saj.

Këtë e shikon edhe në diskursin se si përpiqen ti imponohen atyre pak deputetëve të opozitës ku përpiqen ti drejtojnë në fjalimet e tyre në parlament.

Dhe Presidenti tha pas 15 marsit.

Iniciativa e Presidentit është për të gjetur një zgjidhje. Demokracia është për të gjetur edhe një zgjidhje institucionale.

Pas 15 marsit, Presidenti kërkon një reflektim sadopak të maxhorancës

E vetmja zgjidhje politike në Shqipëri është të bëhen zgjedhje të parakohshme lokale por edhe zgjedhje parlamentare për të kthyer legjitimitetin e popullit

Ai tha pas 15 marsit, që përfshin jo vetëm reflektimin, por edhe gjetjen e një zgjidhje.

Kush është zgjidhja? Janë zgjedhjet e reja.

Dhe kush është gjetja? Është 15 marsi, dhe të bihet dakord që zgjedhjet e reja janë zgjidhja ….

Në disa raste diskutohet sikur është situata normale.

Në fakt nuk është një situatë normale dhe në opinionin publik e ka shprehur edhe më parë.

Por edhe Presidenti e ka shprehur edhe më parë. Shikojmë që kjo situatë ka një përgjigje asimetrike; nëse ti nuk respekton institucionet ligjore si mendon që pala tjetër do pëlqejë ligje që i shkojnë në shtat jetëgjatësisë tënde politike në pushtet.

Sa më shumë të mbahet me zor një pushtet, aq më e rëndë do të jetë situata në vazhdim’

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...