Akti Normativ për paketën “Anti-KÇK” (kap çfarë të kapësh) është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë me 89 vota pro. Për këtë ligj 3 vota kanë qenë abstenim dhe 17 kundër.
Akti normativ “Anti-KÇK” është miratuar nga Këshilli i Ministrave më 31 janar dhe u shqyrtua në seancën e sotme plenare të Kuvendit. Tashmë pas miratimit do të vendoset në zbatim me fuqi 1-vjeçare deri më 31 dhjetor.
Ndërkohë mësohet se kundër kësaj pakete ka qenë deputeti socialist, Fatmir Xhafaj. Ky i fundit po tregon rezerva së fundmi për nismat e qeverisë së Edi Ramës, sidomos kur ndërlidhen me reformën e re në drejtësi.
Më herët mediat kanë raportuar se subjekt i kësaj nisme mund të jetë vëllai i Xhafajt, Geroni. Madje ka pasur raportime për fërkime në qeveri nëse Geron Xhafajt i duhet dërguar formulari i Operacionit Forca e Ligjit.