Meta: Fjalimi brilant i ambasadorit Nesho në Manifestimin e 2 marsit

Premte, 06 Mars 2020 11:15

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot fjalimin e ambasadorit Agim Nesho, mbajtur në Manifestimin Mbarëkombëtar të 2 marsit, fjalim që e ka cilësuar "brilant". "Ambasadorit Agim Nesho është një personalitet i shquar publik, me kontribute të spikatura, dhe zë i besueshëm në politikën e jashtme dhe diplomaci, - shkruan Meta në Fb. - Një intelektual koherent dhe me integritet, i cili nuk hesht për çështjet më të rëndësishme të interesit publik dhe kombëtar, i dalluar si aktivist i mendimit të lirë.

Duke shprehur edhe njëherë falenderim dhe mirënjohje për ambasadorin e nderuar Agim Nesho, i cili ishte ndër të parët që përkrahu publikisht Manifestimin madhështor Mbarëkombëtar të 2 marsit në mbrojtje të Kushtetutës, kam kënaqësinë të ndaj sërish sot me ju fjalimin e tij brilant. Intelektualët, qytetaria dhe rinia jonë e mrekullueshme po udhëheqin PRANVERËN e pandalshme kuqezi!"

FJALA E DIPLOMATIT AGIM NESHO NË MANIFESTIMIN MADHËSHTOR MBARËKOMBËTAR NË MBROJTJE TË KUSHTETUTËS

 

Të dashur qytetarë!

 

Të bashkuar të gjithë për të njëjtin qëllim, të ushtrojmë të drejtën tonë në mbrojtje të Kushtetutës.

Në mbrojtje të Republikës tonë demokratike, të kesh demokraci është zgjedhja jonë të mbrojmë demokracinë është detyra jonë sepse të gjithë ne duam një Shqipëri demokratike! Ku të drejtat tona bazike të respektohen, ku shteti ligjor të funksionojë, ku fëmijët tanë të kenë kënaqësinë dhe krenarinë për të jetuar në atdheun e tyre.

Sot Shqipëria është më e plakur është vrarë shpresa për të ardhmen varfëria vazhdon të thellohet. Polarizimi ekonomik i Shqipërisë po rritet gjithmonë e më shumë, jetojmë midis arrogancës dhe korrupsionit, lidhjeve të krimit me politikën. Largimit masiv të të rinjve si në gjendjen e murtajës së zezë.

Në një vend ku regjimi një partiak i një klike ka kapur institucionet e shtetit, ku llogaridhënia dhe marrëdhëniet me popullin janë tretur në populizmin e propagandës.
Ku transparenca mungon, dëshpërimi të mbyt, të lodhur, të zhgënjyer, pa nerv dhe pa vetëdije për të drejtat tona kemi pritur që gjendja të ndryshoj.

Kemi pritur dhe besojmë që opozita e bashkuar të bëj ndryshimin, opozita ka bërë të pamundurën përpara një pushteti autoritar për të demaskuar aferat e tyre korruptive. Por qytetarët kërkojnë zgjidhje të krizës dhe ndryshim, kemi refuzuar zgjedhjet një partiake në pritje të një fillimi të ri.

Sot jemi para gjendjes kritike të shkeljes së kushtetutës, aktit më madhor që ka të bëj me të ardhmen tonë. Dhe ne kërkojmë përgjigje për disa pyetje:

Pse keni frikë zotërinj pushtetarë nga zgjedhjet e reja dhe për të kthyer legjitimitetin e institucioneve demokratike?

Pse keni frikë zotërinj pushtetarë të bashkoheni me ne për të dënuar krimin elektoral? Dhe një pyetje te fundit për disa nga miqtë tanë ndërkombëtar.

Kush e destabilizon Shqipërinë?

Ata që kërkojnë liri, funksionimin e demokracisë dhe shtetit ligjor?

Ata që e duan Shqipërinë pa drogë, korrupsion dhe krim?

Ata që luftojnë që shtypi të mbetet i lirë dhe i pakapur nga politika?

Shkelja e Kushtetutës dhe kapja e institucioneve të Larta të Drejtësisë, është vija e kuqe për të ruajtur demokracinë. Mund të kemi menduar në të shkuarën se lufta politike mund të jetë luftë interesash dhe lojë pushteti. Por e sotmja është këmbanë alarmi për popullin, të majtë dhe të djathtë, për të ardhmen tonë perëndimore.

Pra, të gjithë në mbrojtje të Kushtetutës dhe kthimin e sovranitetit tek populli! Ne, sot nuk kërkojmë gjë tjetër veçse mbrojtjen e Kushtetutës dhe respektimin e shtetit ligjor.

Apo një pakicë që ka ndërtuar një fasadë me ngjyra pa asnjë garanci për të ardhmen?

Kur gishti tregon hënën; Ju lutemi mos u merrni me gishtin! Revolucioni demokratik na ofroi mundësin e një sistemi demokratik!. Por bashkë me demokracinë, ne mësuam këshillën dhe porosinë e madhe të baballarëve të kombit amerikane ‘Ta mbrojmë Republikën tonë nga Tirania e mazhorancës’!

Të gjithë në mbrojtje të Republikës!

Login to post comments