Venecia rrëzon 'grushtin e shtetit'/ Meta ka vepruar sipas Kushtetutës, qeveria jo

Premte, 06 Mars 2020 18:17

Zbardhet një pjesë të raportit paraprak të Komisionit të Venecias lidhur me përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas konkluzioneve paraprake, Komisioni i Venecias i jep të drejtë Presidentit dhe shprehet se nuk ka bazë ëpr shkarkimin e Presidentit lidhur me këtë çështje.
Po ashtu Komisioni Venecia hedh hije dyshimi mbi mënyrën e veprimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Sipas ‘Venecias’ Meta ka vepruar në përputhje me interpretimin e arsyeshëm të Kushtetutës dhe sipas gërmës dhe logjikës së saj.
Përplasja Presidencë- KED filloi kur kjo e fundit çoi nga dy lista Presidencën dhe Kuvendit për përzgjedhjen nga dy anëtarë për Gjykatën Kushtetuese. Presidenca zgjodhi vetëm një anëtar Besnik Muçin duke respektuar renditjen e përzgjedhjes, por Kuvendi zgjodhi dy brenda së njëjtës seancë Fiona Papajorgjin dhe Elsa Toskën.

 

Më pas Presidenca zgjodhi edhe Marsida Xhaferllarin duke nxjerrë ‘jashtë loje’ Arta Vorpsin për të cilën mazhoranca pretendonte se duhet të ishte e emëruar automatikisht.
Të dyja palët, mazhorancë Presidencë ju drejtuar për opinion Komisionit të Venecias teksa mazhoranca ndërmori një hap tjetër për ligjin e organizimit të Gjykatës Kushtetuese, ku një gjyqtar në rast se nuk thirrej për betim nga Presidenti i Republikës atëhere mund ta bënte me shkrim betimin. Ky ligj i është kthyer mbrapsht Kuvendit nga Presidenti pikërisht në manifestimin e 2 marsit në shesh.

Modifikuar më Premte, 06 Mars 2020 18:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...