Përdori lëndë gazi/ Helmimi në shkollën ‘Janaq Kilica’, policia procedon penalisht një nxënës

Premte, 06 Mars 2020 18:46

Policia e Fierit ka proceduar një tjetër nxënës I cili dyshohet se ka përdorur sprajt me lëndë gazi, në atë që cilësohet si helmimi masiv i nxënësve dy ditë më parë në shkollën ‘Janaq Kilica’ në këtë qytet.

Sipas policisë nxënësi Xh.B, banues në Levan bashkë me dy nxënës të tjerë dyshohet se ka përdorur sprajt me lëndë gazi me mbishkrimin "DIVA" në ambientet e brendshme të shkollës, duke shkaktuar shqetësime në frymëmarrje te disa nxënës të shkollës.

Procedohet nga policia një tjetër nxënës i cili ka përdorur sprajtin me lëndë gazi në ambientet e brendshme të shkollës së mesme në datën 04 mars 2020.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës hetimore intensive për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në datën 04 mars 2020, në një shkollë të mesme në Fier, proceduan penalisht shtetasin:

Xh. B., 19 vjeç, banues në Levan, Fier, nxënës i vitit të tretë në këtë shkollë.

Ky shtetas, në bashkëpunim me dy nxënësit e tjerë të cilët u proceduan më parë në gjendje të lirë, dyshohet se ka përdorur sprajt me lëndë gazi me mbishkrimin "DIVA" në ambientet e brendshme të shkollës, duke shkaktuar shqetësime në frymëmarrje te disa nxënës të shkollës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale "Ndotja e ajrit" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...