Tritan Shehu: Të “trimërohesh” e humbësh kohë përpara koronavirusit është vepër kriminale

Saturday, 07 Mars 2020 10:29

Te “trimerohesh” e humbesh kohe perpara koronavirusit eshte veper kriminale.
Eshte nje pergjegjesi e rende e Qeverise per kete humbje kohe qe prej janarit pa marre masa te efekeshme kunder epidemise.
Nderkaq ky virus eshte perhapur kudo ne Europe, pervec Shqiperise e Moldavise, te fundit ne Kontinent per sistemin shendetesor, qe se bashku me Afriken Qendrore “nuk kane” raste te identifikuara... domethenese kjo!
Une nuk besoj se propaganda e “trimerimet” e Rames me “sigurite” astrologjike te disave te mbrojne, ndersa Liderat boterore publikojne masat konkrete disa here ne dite.
ShBA dislokoi 8,3 Miliard $ per kete urgjence, Italia 7,5 Miliard, Rilindja vetem 1 Milion po nga shendetesia, qesharake!
Kujdesi i yne paresor, baza e prevenimit dhe e dedektimit te hershem eshte i corganizuar me mungesa edhe ne dorreza, dizifektante, maska, cizme, bluza a veshje speciale, etj, duke demtuar punen e shtuar rrezikun per personelin shendetesor.
Italia po dyfishon ne pak dite kapacitetet e personelin e Reanimacioneve me investim 1 Miliard E sepse mbi 10% e te prekurve kane nevoje per trajtim intensiv qe mortaliteti te qendroje reth 4%, ndryshe kalon 20%.
Kapacitetet tona rezerve ne reanimacion e vecanerisht per asistencen e domosdoshme respiratore jane pothuajse “Zero”, sepse dhe ajo pak qe disponojme (reth 130 respiratore), ose eshte e bllokuar me paciente te tjere, ose ka probleme.
Italia ka organizuar 6500 vende karantine nga ushtria, ka thirrur dhe 5000 mjeke pensioniste, Gjermania ka mobilizuar 2000 spitale, 170000 qendra ambulatore, 20000 farmaci etj ndaj kesaj epidemie, ne flasim vetem per spitalin infektiv me reth 35 dhoma (dhe keto me te semure te tjere), 4 shtreter terapie intensive, nje shtepi pushimi!
Kudo po shumefishohen kapacitetet laboratorike per te qene sa me afer rasteve, po implementohet kontrolli i dyfishte e riperseritja mbas 3-5 dite per negativet, ne Shqiperi vazhdojme me nje numer te pa perfillshem ekzaminimesh vetem ne IShP pa asnje transparence, pa dubel kontroll, me te gjithe laboratoret ne vend jashte mobilizimit si pasoje e dy PPP-ve.
Keshtu na ngel te shpresojme te Perendia, se po te jete per veprimet e kesaj Qeverie “trimash”....., kur duhet nje strategji te qarte, transparente, gjtheperfshirese

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...