Berisha: Mafioz Dvorani e shndërroi KED në shpellë të mafies!

Saturday, 07 Mars 2020 13:15

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi ndaj raportit të Komisionit të Venecias, publikuar nga Zëri i Amerikës. Berisha tha se në raport provohet se Ardian Dvorani e “shndërroi KED në shpellë të mafies”.

POSTIMI I BERISHES

Të dashur miq, në një seri reagimesh kam denoncuar publikisht kriminelin, mafiozin Ardian Dvorani, i cili për fshehjen e pasurisë duhet të ishte në qeli, por në narkoshtetin shqiptar ai drejton sot sipas ligjeve të shpellave të mafies, institucionin e lartë të KED.

Ky kriminel mafioz nuk njeh Kushtetutë, ligje as dhe parim tjetër të vendit në drejtimin dhe funksionimin e KED përveç atyre të sojit të tij mafioz të fëlliqur që i dikton bosi i tij Edvin Kristaq Mafia. Ai përpiqet të fshehë veprimtarinë e tij mafioze kriminale në KED duke mos mbajtur ose zhdukur procesverbalet e mbledhjeve të organit kushtetues KED.

Në kundërshtim flagrant me ligjin, për të mbajtur të fshehta horrlliqet e tij në mbledhjet e KED, dhe mënyrën se si dikton dhe mashtron dhe vendos në këto mbledhje, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, ligjet dhe vetë rregulloren e miratuar të KED, ai, po në thyerje të ligjit, i mbyll derën përfaqësuesit të Avokatit të Popullit dhe nuk e lejon atë të zbatojë detyrimin ligjor të vëzhgimit të zbatimit të transparencës dhe rregullave dhe ligjeve në diskutimet dhe vendimet e KED.

Zëri i Amerikës, i cili ka parë raportin konfidencial të Komisionit të Venecias, i cili është raport paraprak dhe jo përfundimtar, informon se: “Sipas Komisionit të Venecias, një nga elementët më të rëndësishëm të KED është transparenca, për të pasur besimin e publikut për procesin e emërimeve. Por me miratimin e një rregulloreje të brendshme, KED përjashtoi nga pjesëmarrja në procesin e vlerësimit te kandidatëve Avokatin e Popullit. Sipas Venecias, ky nen i rregullores së KED, duhet ndryshuar. Po ashtu, Venecia konstaton shkelje, edhe për mos publikimin e proces-verbaleve të mbledhjeve të KED, që kërkohet me ligj”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...