Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar takimin me Presidentin e Parlamentit austriak Wolfang Sobotka ku shprehet se në takimin mes dy palëve u diskutuan mbi Reformën Zgjedhore, krizën politike, kushtetuese dhe institucionale, presonit ndaj medias në Shqipëri si dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor
Basha rikonfirmon se me Sobotkan patën dakordësi që zgjidhja e krizës vjen nëpërmjet zbatimit të 9 kushteve të Bundestagut. Por hapi i parë sipas kryeopozitarit janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
STATUSI I LULZIM BASHËS
Pata kënaqësinë të pres Presidentin e Parlamentit të Austrisë, Z. Wolfgang Sobotka të cilit i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e Austrisë për Shqipërinë dhe integrimin e vendit në BE si dhe vendosmërinë e PD dhe Opozitës së Bashkuar për forcimin e bashkëpunimit dypalësh.
Bashkëbiseduam me kryeparlamentarin austriak mbi krizën politike, kushtetuese dhe institucionale në Shqipëri, reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi, presionin ndaj lirisë së media, si dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
Patëm dakordësi të plotë se udhërrëfyesi për daljen nga kriza e thellë politike që po kalon vendi, dhe për të zhbllokuar rrugën e integrimit europian të Shqipërisë, është zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut. Zgjedhjet e lira e të ndershme janë hapi i parë drejt zgjidhjes së krizës dhe rikthimit të shpresës dhe mundësive për çdo shqiptar.