”Duartrokitjet për të do vazhdojnë si sot”, Meta: I lumtur t’i dhuroja lule Profesor Bledar Gjeçajt, mirënjohje në ditën e 7 marsit mësuesve dhe trajnerëve

Saturday, 07 Mars 2020 21:11
SHKODËR
 
Presidenti Ilir Meta  dhuroi një buqetë me lule profesor Bledar Gjeçajt përpara nisjes së ndeshjes së basketbollit Vllaznia- Tirana.
 
Meta shprehet se kontributet e ish- basketbollistit dhe trajnerit Gjeçaj ngrenë në këmbë sportdashësit shkodranë dhe se duartrokitjet për të do të vijojnë si sot në Pallatin e Sportit në Shkodër.
 
Po ashtu Meta gjen rastin për një mirënjohje ndaj mësuesve të edukimit fizik dhe sportiv dhe për trajnerët e sportit.
 
STATUSI I ILIR METËS

I lumtur t’i dhuroja një buqetë me lule💐 Profesor Bledar Gjecaj, në një urim ditëlindjeje për 50-vjetorin e tij, sot para derbit Vllaznia-Tirona🏀.
Kontributet e tij, 5 herë Kampion si lojtar dhe 5 herë si trajner, ngrenë në këmbë tërë sportdashësit shkodranë, dhe jo vetëm. Jam i bindur se kontributet e tij do shtohen, dhe duartrokitjet për të do vazhdojnë si sot, plot nderim të merituar.
Mirënjohje në Ditën e 7 Marsit, në veçanti gjithë mësuesve të edukimit fizik e sportiv, si dhe trajnerëve që punojnë për të nxitur pasionin e fëmijëve dhe të rinjve për sportin. 🇦🇱

Login to post comments