“Jepi zë zërit tënd”/ Si kaloi 8 marsi në Shqipëri, marshime-protestë në Tiranë, Durrës e Fier

Diel, 08 Mars 2020 14:53

Me parulla në duar “Jemi gra, duam të drejta” gratë dhe vajzat e kryeqytetit nisën marshimin nga Drejtoria e Policisë, për të vijuar më pas para Kryeministrisë. Ato shprehen se është momenti për të luftuar për të drejtat e grave duke prishur barrierat që janë imponuar nga ideologjia dhe sistemet shtypëse.

Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, në qytetin e Durrësit, i cili vetëm gjatë këtij viti është tronditur nga dy vrasje që viktima kanë pasur gratë, ndërsa nuk munguar dhe rastet e tjera të dhunës fizike, është organizuar sot një marshim sensibilizues, për t’i thënë “stop” dhunës ndaj grave.

Marshimi nisi në sheshin përpara Drejtorisë Vendore të Policisë, pikërisht aty, ku regjistrohet çdo rast denoncimi për dhunë të të gjitha formave.

Dhjetëra gra dhe vajza, këtë 8 mars edhe në Fier, ndryshe nga të tjera që kanë zgjedhur të festojnë, kanë organizuar një protestë, e cila ka në qendër pikërisht 8 Marsin, ditën kur gratë i japin zë, zërit të tyre. Kjo ditë, kanë thënë organizatoret e kësaj proteste, duhet të jetë jo festë por protestë, ku me të drejtë në vendin tonë dhe këtë shoqëri gratë duhet të kenë më shumë të drejta, por mbi të gjitha të ndalet dhuna ndaj tyre.

Nën moton “Jepi zë zërit tënd” gratë fierake por dhe ato të ardhura nga qytete të tjera të Shqipërisë, kanë deklaruar se do të mbajnë një qëndrim së bashku për të kërkuar politika konkrete në mbrojtje të tyre dhe forcimit ekonomik të familjes, duke nënshkruar edhe një projektdeklaratë.

Një marshim sensibilizues nga gratë dhe vajzat u zhvillua dhe në Korçë me rastin e 8 Marsit.

Të gjitha gratë dhe vajzat e pranishme kanë ecur me tullumbace shumëngjyrëshe në duar përgjatë rrugëve të qytetit juglindor.

Marshimi u organizua nga gratë dhe vajzat e administratës së bashkisë së Korçës, të cilat apeluan për më shumë kurajë dhe forcë drejt barazisë gjinore.

Në këtë 8 mars nuk kanë munguar dhe surprizat nëpër rrugët e qyteteve.

E teksa në Vlorë, Policia e Shtetit shpërndau karafila për drejtueset e mjeteve në Berat dega lokale e PD dhuroi karafila në emër të kryedemokratit Basha në rrugët dhe lokalet e qytetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...