VIDEO/ Bardhi: SPAK nxjerr zbuluar propagandën e Edi Ramës me anti-KÇK

Diel, 08 Mars 2020 21:17

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka publikuar në “Facebook” një video denoncuese, duke thënë se SPAK ka nxjerrë zbuluar propagandën e Edi Ramës.

Sipas numrit dy të selisë blu, krimi i organizuar nuk luftohet me fushatë publicitare, ndërsa shton se nuk ka asnjë vullnet politik për të luftuar krimin e vërtetë.

"Krimi i organizuar nuk luftohet me fushatë publicitare, por me vullnet politik!
 
SPAK nxjerr zbuluar propagandën e Edi Ramës me luftën ndaj krimit të organizuar, duke konfirmuar mosbesimin e 87% të qytetarëve shqiptarëse se me Edi Ramën në Qeveri nuk mund të ketë luftë reale ndaj krimit të organizuar.
 
Askush nuk priste që Edi Rama papritur të luftonte partnerin e tij kryesor në marrjen dhe mbajtjen e pushtetit, dhe aq më pak këtë ta bënte para zgjedhjeve që janë në prag. 
 
Deklarata e SPAK, provoi në mënyrë të pakundërshtueshme se nën qeverisjen e Edi Ramës:

 
 

-  OFL nuk është njësi speciale kundër krimit të organizuar, por njësi speciale e Policisë Rrugore!
-  OFL po na tregon se bosët e krimit të organizuar janë “të varfër” dhe paratë e VETME që kanë siguruar nga trafiqet i kanë investuar në blerjen e një automjeti! 
 
Edi Rama ka dështuar!", shkruan Bardhi në postimin e tij.

 

Modifikuar më Diel, 08 Mars 2020 23:37
Login to post comments