Panariti: A janë dërguar për “kontroll vërtetues” pranë OBSH analizat tona për COVID–19?

Hënë, 09 Mars 2020 10:04

Ish-ministri i LSI-së, Edmond Panariti ngre disa pyetje në situatën kur në vendin tonë ka hyrë tashmë COVID – 19.

Sipas tij, OBSH-ja sugjeron se laboratorët kombëtarë të COVID – 19 me përvojë të kufizuar, lipset të dërgojnë për vërtetim të mëtejshëm në laboratorët e referencës të OBSH-së, dhjetë mostra negative dhe pesë mostra pozitive.

STATUSI I PLOTË
A jane derguar per “kontroll vertetues” analizat tona per COVID – 19 ne laboratoret e referencës se OBSH?

Sepse ky veprim sugjerohet ne udhezimin per procedurat analitike për COVID – 19 te OBSH të datës 2 Mars.
Ne piken 4 te ketij dokumenti nder te tjera shkruhet:
Laboratoret kombetare te COVID – 19 me pervoje te kufizuar, lipset te dergojne per vertetim të metejshem ne laboratoret e referencës te OBSH – se, dhjete mostra negative dhe pese mostra pozitive!
Tashmë ne kemi nga te dyja!
Kjo behet per te perjashtuar rastet e falso negativitetit apo pozitivitetit fals.
Apo kjo nuk shihet e nevojshme?!

Login to post comments