Greqia reagon ashpër për miratimin e ligjit të pronave nga qeveria “Rama”

Hënë, 09 Mars 2020 20:56

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar sot për miratimin e ndryshimeve në ligjin e pronave nga ana e qeverisë “Rama”.

Në një deklaratë për mediat, ministria shprehet se ky ligj i ri përbën një shans të humbur për zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të një problemi që mundon qytetarët Shqiptarë, përfshirë këtu edhe anëtarët e Minoritetit Etnik Grek”.

 

Gjithashtu, Ministria e Jashtme e Greqisë shprehet se ligji nuk ka marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Njoftim i Ministrisë së Punëve te Jashtme të Greqisë lidhur me votimin në Parlamentin Shqiptar  të Ligjit mbi pronat.

Votimi nga ana e Parlamentit Shqiptar, të ligjit mbi çështjen e pronave, përbën një shans të humbur për zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të një problemi që mundon qytetarët Shqiptarë, përfshirë këtu edhe anëtarët e Minoritetit Etnik Grek.

Autoritetet  Shqiptare zgjodhën për t’i dhënë  “zgjidhje” pa marrë parasysh vlera  dhe të drejta themelore. Zbatuan në mënyrë të pjesshme Opinionin e Komisionit të Venecias të dt. 14 tetor 2019, i cili  theksonte se “dispozitat e projekt Ligjit janë të paqarta  dhe të papajtueshme me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, zbatimi i mundshëm i tyre  do të përbënte shkelje të së drejtës së pronësisë’’.

Megjithëse në momentet e fundit  u bënë disa përmirësime, problemet kryesore mbetën edhe tek Ligji që u votua.  Presim nga Autoritetet Shqiptare të mbrojnë në mënyrë efektive  të drejtën e pronësisë dhe të pronës, një çështje kjo, që përfshihet në bërthamën e ligjeve kryesore të së Drejtës Europiane.

Sanksionimi i kësaj të drejte  do të përbejë gurin e provës,  në kontekstin e  marrjes së vendimeve  për hartimin e kuadrit negociues (negotiating framework)  dhe thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare (1st intergovernmental conference) për hapjen e negociatave për  integrimin e Shqipërinë.

Login to post comments