Presidenca ngre Task Force për koronavirusin, zëdhënësi i kreut të shtetit jep detaje dhe fton qytetarët të…

Hënë, 09 Mars 2020 22:16

Presidenti i Republikës, Ilir Meta përmendi gjatë konferencës për shtyp faktin se në institucionin që drejton është ngritur një Task Force nën drejtimin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare.

Presidenca1

Më vonë, zëdhënësi i kreut të Shtetit, Tedi Blushi sqaron edhe rolin që do të ketë kjo task forcë e drejtuar nga ish-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri.

Presidenca jep edhe numrat përkatës dhe një adresë emaili për qytetarët që kanë nevojë.

Tedi Blushi në Facebook: Në kuadër të përballimit dhe tejkalimit me pasoja sa më të lehta të pandemisë së coronavirusit që ka prekur vendin tonë, duke patur prioritet absolut shëndetin e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, në institucionin e Presidentit të Republikës është ngritur një Task Force, nën drejtimin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare z.Bahri Shaqiri, me qëllim:

📌 Bashkërendimin me të gjitha strukturat shtetërore;

📌 Monitorimin në terren, nxitjen dhe marrjen e të gjithë masave institucionale për përballimin e kësaj pandemie;

📌 Aktivizimin dhe afrimin e të gjitha mundësive, kapaciteteve dhe forcave të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, shumë të nevojshme.

Ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë shqetësime, nuk marrin trajtimin e duhur mjekësor, nuk u kushtohet vëmendja e duhur dhe konstatojnë nënvlerësime në marrjen e masave të domosdoshme, të na kontaktojë pa hezitim në adresën e email të vendosur në dispozicion:

📌 This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Si dhe në dy numrat celularë:

📱+355693435861

📱+355693354269

Të gjithë të tregojmë përgjegjshmëri dhe bashkëpunim maksimal!

SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!

Login to post comments