Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli tha se ai do të punojë nga shtëpia e tij në Bruksel, pasi u kthye nga një vizitë që kishte bërë në Itali.
“Unë kam vendosur, pasi qeshë në Itali për fundjavë, që si masë parandaluese, të zbatoj udhëzimet dhe të ushtroj funksionin tim si President nga shtëpia në Bruksel, në përputhje me 14 ditët që kërkon protokolli shëndetësor”, tha ai.