Nga Edmond Panariti
Temperatura mjedisore 8.72 °C, pikë kthese në përhapjen e infeksionit të koronavirusit! Një studim mbi dinamikën e përhapjes së koronavirusit, i cili na jep shpresë!
Vet Presidenti Donald Trump, në daljet publike, ka theksuar se me ngrohjen e motit dhe hyrjen e prillit, kurba e infeksionit të koronavirusit do të bjerë ndjeshëm. Por “Center of Diseases Control” e Amerikës dhe shumë qendra të tjera kërkimore universitare, shprehen se, megjithëse urojnë për vërtetësinë e parashikimit të Presidentit, nuk munden ende ta vërtetojnë atë.
Por, duket se një studim i kryer nga një grup shkencëtarësh të rajonit të Guanxhout dhe “Harvard School of Public Health” dëshmon se dinamika e përhapjes së koronavirusit ndikohet ndjeshëm nga faktorët klimatikë, si temperatura, lagështia. Ky studim ka marrë në shqyrtim të gjitha rastet me koronavirus të shfaqura globalisht, përfshirë edhe rastet në mbi 400 qytete në Kinë, që nga data 20 janar deri në 4 shkurt.
Këto të dhëna epidemiologjike janë modeluar, krahasuar dhe përpunuar në mënyrë kompjuterike me treguesit meteorologjikë të këtij harku kohor në zonat përkatëse. Ka dalë një e dhënë mjaft interesante! Numri i rasteve të infeksionit me koronavirus është rritur në mënyrë lineare me temperaturën e mjedisit deri kur ajo ka shënuar vlerën 8.72 gradë celsius. Por, me rritjen e mëtejshme të temperaturës së mjedisit, numri i rasteve ka shënuar rënie. Por në studim thuhet se vetëm temperatura dhe ndryshimi i motit, pa masa parandaluese të forta, nuk do të mund ta kontrollojë e vetme infeksionin