Vendimi drastik i qeverisë/ Mbyllen pub-et, diskot, palestrat...

Tuesday, 10 Mars 2020 16:29

Kryeministri Rama njoftoi pak më parë në mbledhje qeverie se do të mbyllen të gjitha pub-et, diskot, palestrat dhe të gjitha aktivitetet që mbledhin njerëz.

Kryeministri theksoi gjithashtu se nuk është ende koha që të mbyllen restorantet, por se ato duhet të marrin masat që qytetarët të mos kenë kontakte. Duhet të marrin masa që të krijohen hapësirë deri 2 metrë nga tavolina në tavolinë.

"U bëj thirrje të gjithëve dhe kërkoj mirëkuptim për këtë. Dhe unë mund ti lidh shumë mirë fjalët me rregullat.

Duhet të zbatoni rregullat. Nëse dikush vendos të vrasë veten, shteti është i detyruar ta ndalojë të bëjd diçka të tillë.

Jemi në situatën që shumëkush po luan me të tjerët, me nënën dhe bababin, me motrën dhe vëllain duke i bërë karshillëk një armiku që s’ka as veshë as zemër dhe as sy.

Do mbyllim të gjtha, pube, disko, palestra dhe mjedise që mbledhin shumë njerëz", tha ndër të tjera Rama. 

 

Modifikuar më Tuesday, 10 Mars 2020 16:54
Login to post comments