Maskat e skaduara/ Zbardhet kallëzimi penal i PD ndaj Manastirliut

E mërkurë, 11 Mars 2020 14:29

Zbardhet kallëzimi penal i PD për Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe zyrtarëve përgjegjës për shpërndarjen tek personeli shëndetësor të 1.2 milionë maskave të skaduara.
Ogerta Manastirliu kallëzohet për 5 vepra penale, përfshirë shpërdorimin e detyrës.
‘Siç e shikoni këto kuti, me të cilat kanë pajisur mjekët me maska kanë një pullë, që ka bllokuar datën e skadencës së këtyre maskave. Nëse pullën e heq, do të shikoni se data e skadencës së këtyre maskave që janë shpërndarë personelit mjekësor është 20/12/2011. Kjo tregon që Ministria e Shëndetësisë, personalisht Ministrja e Shëndetësisë dhe të gjitha institucionet shëndetësore në vend janë përfshirë në një veprimtari kriminale me pasoja të rënda për shëndetin e stafit mjekësor.
Këto nuk janë mjete mbrojtëse mjekësore. Këto janë mbetje mjekësore që do të duhej të ishin nënshtruar menjëherë procedurës së asgjësimit siç parashikon ligji. Jo vetëm nuk janë asgjësuar, jo vetëm mjekët janë sot më shumë të pambrojtur dhe nga këto maska iu rrezikohet edhe shëndeti i tyre, por për këto maska sigurisht që janë paguar edhe para dhe Ministria e Shëndetësisë është përfshirë në një skenar kriminal të manipulimit, pra të fshehjes së vërtetës duke vënë në dispozicion të mjekëve mbetje spitalore. E ripërsëris, nuk janë mjete mbrojtëse spitalore janë mbetje spitalore që do të duhej të ishin asgjësuar.
Kam dy apele nga Qendra Shëndetësore Kamëz, që është qendra e fundit shëndetësore që ne vizitojmë sot:
“Ky është një krim i rëndë shtetëror me përgjegjëse direkte ministren e Shëndetësisë, e cila është përfshirë në një operacion manipulimi për të marrë mbetjet spitalore që duhej të asgjësoheshin dhe për t’ia vënë në dispozicion stafit mjekësor.”- thuhet në kallëzimin e 10 Marsit të Partisë Demokratike, të firmosur nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
Partia Demokratike denoncoi dje se qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor. Kutitë me maskat e skaduara ishin një etiketë që mbulonte datën e skadencës, duke shkelur ligjin në mënyrë të dyfishtë’.

Modifikuar më E mërkurë, 11 Mars 2020 14:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...