Kryemadhi: Shqipëria seriozisht e përfshirë në pandemi, moment që kërkon sakrificë

E mërkurë, 11 Mars 2020 20:14

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas vendimit të OBSH-së për të shpallur koronavirusin si pandemi.

Kryemadhi, përmes një postimi në Facebook, shkruan se, Shqipëria është seriozisht e përfshirë nga kjo pandemi dhe kërkohet sakrificë.

Postimi i plotë i kryetares së LSI:

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë sapo shpalli gjendjen e pandemisë nga koronavirus.

 

Shqipëria është seriozisht e përfshirë në pandemi dhe sot për fat të keq një qytetare humbi jetën. Natyrshëm ngushëllime e mia më të sinqerta shkojnë për familjen e së ndjerës.

Kjo situatë kërkon solidaritet të të gjithë qytetarëve dhe vëmendjen më të lartë ndaj këshillave dhe rekomandimeve të mjekëve.

Është një moment që kërkon sakrificë, të cilës askush nuk mund ti shmanget, por të gjithë jemi të bindur se në këtë mënyrë do t'ja dalim ta kapërcejmë me sa më pak dëme situatën e pandemisë.

Të vlerësojmë çdo moment, të dëgjojmë çdo rekomandim, të zbatojmë çdo këshillë dhe situata do të jetë e kapërcyer.

Të kujdesemi për veten, sepse kështu kujdesemi edhe për personat e tjerë të familjes.

Solidaritet dhe mbështetje me gjithë zemër për mjekët, infermierët, sanitarët, inspektorët e shëndetit publik, epidemiologët dhe të gjithë forcat që po përballen me vetëmohim dhe sakrificë me pandeminë.

Respekt pafund për ta!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...