Basha flet si kryeministër: Të krijohen plane afatgjatë, të ndihmohen familjet e varfra

Premte, 13 Mars 2020 08:03

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh në emisionin “Opinion” se dy shqetësimet e opozitës për situatën e krijuar nga koronavirusi, janë ndihma e familjeve të varfra dhe krijimi i një plani afatgjatë për të përballuar situatën.
Basha u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë masat e marra kundër koronavirusit, ndërsa ka shprehur gatishmërinë e opozitës për të ndihmuar qytetarët.
Çfarë mesazhi do të jepni ju në një moment me vëmendje të madhe qytetarëve si lideri i opozitës?
Tani është koha që të jem në solidaritet me njëri-tjetrin, të jemi bashkë dhe të jenë sa më të sigurt që të jetë e mundur. Ky është fokusi im në javët në vijim, ky duhet të jetë fokusi i kryefamiljarëve e çdo shqiptari. Ne do të bëjmë gjithçka personalisht përmes distancimit social, për të kontribuar në minimizimin e riskut. Autoritetet nuk duhet të kenë asnjë kompleks, nuk ka rrugë tjetër opozita veçse t’i bëj publike propozimet veta. Disa propozime u pranuan, jemi të lumtur që u adaptuar për pagesën e një prej prindërve që do të qëndroj me fëmijë, jemi të lumtur që u adaptua pezullimi i fasonëve e Call Center. Tani kam dy shqetësime kryesore. 50% e popullsisë janë në gjendje të varfër. Kemi kërkuar rishikimin me urgjencë të buxhetit. Unë po kërkoj fare të thjesht dhe të mundur dhe të shmangen gabimet që u bën me tërmetin vonesat që u bën me tërmetin dhe tani që flasim ne janë me qindra familje në çadra ose janë kthyer në shtëpitë e dëmtuara. Po kërkoj të mos merren masa sot për sot, por të merren masa afatgjatë të ketë një plan të qartë dhe jo një reagim të përditshëm gjatë situatë në evulim.

Login to post comments