Refuzohet vizita e Sekretarit të Vuçiçit në Kosovë

Premte, 13 Mars 2020 09:24

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës njoftoi se ka refuzuar kërkesën e sekretarit të përgjithshëm të Zyrës së Presidentit të Serbisë, Nikolla Selakoviq, që ta vizitojë Republikën e Kosovës më 14 mars, njofton REL.

"Kërkesa u refuzua për shkak të arrestimit të padrejtë dhe mbajtjes së vazhdueshme në paraburgim nga autoritetet e Beogradit, të qytetarit të Republikës së Kosovës, z. Nezir Mehmetaj, edhe pse të gjitha faktet tregojnë se ai do të duhej të lirohej sa më parë", thuhet në njoftim.

Nezir Mehmetaj është arrestuar nga policia serbe më 4 janar, 2020, në pikën kufitare në Merdare, derisa po kthehej nga Zvicra në Kosovë, nën, siç është thënë, dyshimet për krime lufte.

Autoritetet e Kosovës, disa herë, kanë bërë thirrje për lirimin e tij, ndërsa më herët u kanë sugjeruar qytetarëve të Kosovës që të shmangin qarkullimin nëpër Serbi.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës tha se kërkesat për vizita të zyrtarëve serbë do t’i shqyrtojë vetëm pas lirimit të Mehmetajt.

Modifikuar më Premte, 13 Mars 2020 09:52

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...