Ish-Kryeministri Sali Berisha nuk ka reshtur së denoncuari, të tjera fakte të lidhura me shpërthimin e virusit në spitalin e Durrësit, ku u rrezikuan dhjetëra punonjës prej pacientes së ndjerë të infektuar me koronavirus.
“Qytetari dixhital denoncon një akt kriminal të narkozyrtarëve të Edvin Çekap Maskës dhe Ndrikull Hajni Maskës të spitalit të Durrësit. Ata mbajnë për vete testet e koronavirusit dhe lënë mjekë e infermierë dhe familjet e këtyre të fundit pa kontroll! – shkruan Berisha në Fb.
"Shpreh solidaritetin tim me mjekët dhe infermierët e sanitaret e Durrësit dhe mbarë Shqipërisë dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe situaten e tyre të pambrojtur dhe këtë akt banditesk të narkozyrtareve të Edvin Çekap Maskës dhe Ndrikull Hajni Maskës ndaj mjekëve dhe personelit shëndetësor të spitalit të Durrësit. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.”- përfundon ish-Kryeministri.
I nderuar Doktor Berisha
Kam një informacion për mjekët në Durrës. Dje kanë ardhur 58 tamponë në spitalin e Durrësit, por ato i janë dhënë administratës së spitalit dhe jo doktorëve, të cilët kanë kontakt direkt me pacientët. Ka patur edhe debate për këtë çështje.
Me respekt