Greqia shënon viktimën e tretë nga koronavirusi, Shqipëria mbyll kufijtë me shtetin fqinj

Saturday, 14 Mars 2020 10:58

Greqia ka shenuar sot viktimen e trete nga koronavirusi. Mediat greke bejne me dije se personi qe ka humbur jeten eshte një burrë 67-vjeçar  me sëmundje te tjera, i cili u pranua në Spitalin e Përgjithshëm Zakynthos më 12 mars dhe që nga ajo kohë ishte ne dhome izolimi.

67-vjeçari kishte shoqëruar nga një te afërm në Spitalin Universitar të Rio disa ditë më parë. Menjëherë pas kësaj, filloi të shfaqte simptoma të virusit. 

 

Viktima e dyte ishte nje burre 90 vjeç qe ishte shtruar në Spitalin Bodosakeio.

Mediat greke thonë se burri erdhi nga Kastoria, ndërsa dy të afërm të burrit gjithashtu me koronavirus ndodhen të shtuar në të njëjtin spital.

Deri më tani janë 190 raste të konfirmuara me koronavirus në Greqi.

Kujtojme se prej ores 10:00 te paradites se sotme Shqiperia mbyll kufijte me Greqine, per transportin ajror, detar dhe ate tokesor me autobus.

Login to post comments