Nga Sali Berisha.
Në mbarë Shqipërinë, krahas epidemisë së koronavirusit, ka shpërthyer një epidemi tjetër sharjesh dhe mallkimesh, nga i madh e i vogël, nga demokrat, socialist dhe i paparti, si kurrë më parë, ndaj Edvin Çekap Maskës.
Shkaqet kryesore të kësaj epidemie sharjesh dhe mallkimesh ndaj tij janë:
1 - Ata e shajnë dhe mallkojnë sepse ai me qëndrimin e tij kriminal për 43 ditë me radhë nuk vendosi një njeri të vetëm në karantinë për të mbrojtur qytetarët e këtij vendi.
2 - Njerëzit e shajnë dhe mallkojnë sepse Edvin Çekap Maska, edhe kur Italia izoloi 10 zonat e infektuara në veriun e saj, nuk bëri asnjë kufizim të lëvizjeve me këto zona për shqiptarët dhe italianët, që vinin nga ato zona, madje nuk kontrolloi fare.
3 - Njerëzit e shajnë Edvin Çekap Maskën që sot bën zëdhënësin e Geron Veliut, se kur vendi gumëzhinte për vdekjet e para nga koronavirusi, ai, në një akt kriminal fabrikoi bombën e tmerrshme bioligjike duke mbledhur në Tiranë, të ndryrë në një sallë me ajër të kondicionuar, kongresin famëzi që për simboliken e tij mbeti në anale si Kongresi i Lindës, Gjushit dhe Koronavirusit.
Ai ishte bombë e tmerrshme virale, se 3000 delegatët që u mblodhën, që shtrëngonin duart e pse jo me dashuri partiake përqafoheshin dhe ndanin spërklat e pështymës dhe djersës e herë – herë, edhe të hundëve njeri me tjetrin, nuk kishin bërë asnjë test koronavirusi as dhe matur temperaturen para se te paketoheshin ne sallen krimit. Ata, si misionarë të djallit do të shpërndaheshin në mbarë Shqipërinë si burim i pamëshirë infeksioni.
4 – Ty, Edvin Çekap Maska, të mallokon dhe shan çdo i infektuar nga koronavirusi sepse ti në një akt kriminal, kufizove inekstremis testin e diagnozës së tij vetëm e vetëm për të falsifikuar dhe manipuluar dramën që po luhej me jetët e shqiptarëve
5 - Ty, Edvin Çekap Maska, të shan dhe mallkon sot i madh e i vogël në këtë vend, se ti që sot bën zëdhënësin e Gjeneral Hashashit tënd të ftohur nga Kongresi i Lindës, Gjushit dhe Koronavirusit, vetëm një javë më parë tallje menderen tënde me rrezikun madhor kombëtar të epidemisë. Je ti, që me zë e figurë u thoje në mënyrën më të papërgjegjshme qytetarëve se koronavirusi nuk kërcënon
6 - Ty, Edvin Çekap Maska, të shajnë dhe do të mallkojnë të gjithë nënat, motrat, burrat, gratë, fëmijët që do të humbasin të afërmit e tyre sepse ti në mënyrë absolute nuk shpenzove një qindarkë para shpërthimit të epidemisë për blerje aparaturash jetike për trajtimin e të sëmurëve.
7 - Ty, Edvin Çekap Maska, të shajnë dhe mallkojnë i madh dhe i vogël në qytetin e Durrësit, sepse ti me Ndrikull Hajni Maskën, me qëndrimin tuaj kriminal ndaj së ndjerës së shtruar me koronavirus, e shndërruat spitalin e Durrësit në një bombë të dytë virale.
8 – Ty, Edvin Çekap Maska, të shajnë dhe mallkojnë sot të gjithë qytetarët, punonjësit e shëndetësisë, sepse ti nuk shpenzove një qindarkë për mbrojtjen e tyre dhe të personelit shëndetësor që janë në vijën e parë të luftës kundër virozës dhe që në një akt kriminal u servire si mbrojtje, maskat e skaduara 9 vite më parë.
9 - Por jo vetëm kaq; në aktin e xhahilëllëkut, padijes, papërgjegjshmërisë ekstreme apo të kriminelit, që nuk ngopet me jetë njerëzish, ti personalisht i servire maskat e skaduara 9 vite më parë si të përdorshme, të efektshme dhe sulmove me egërsi opozitën, madje i krahasove ato me një parfum të vjetëruar.
Për të gjitha këto, o Edvin Çekap Maska, të shan dhe mallkon i madh dhe i vogël, mbarë populli shqiptar.