Vendimi i Trump/ Hyn në fuqi ndalimi i udhëtimit për evropianët drejt SHBA

Saturday, 14 Mars 2020 13:49

Ndalimi i udhëtimit në SHBA për shumicën e fluturimeve nga Evropa, pjesë e strategjisë amerikane për të parandaluar përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës, ka hyrë në fuqi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi ndalimin të mërkurën në mbrëmje në një fjalim nga Zyra Ovale. 

Presidenti Trump duke iu drejtuar kombit

Ndalimi prej 30 ditësh bllokon shumicën e vizitorëve të huaj nga 26 vende të Evropës, ndërsa lejon ata nga Britania dhe Irlanda.

Amerikanët dhe rezidentët e përhershëm amerikanë që ishin jashtë vendit në kohën e njoftimit të Presidentit Trump fillimisht nuk ishin të sigurtë nëse do të lejoheshin të ktheheshin në vend pas të premtes.

Ata janë të përjashtuar nga ndalimi, por kjo nuk ishte e qartë nga fjalimi i presidentit. Shumë prej tyre u përpoqën të rezervojnë fluturimet drejt Shteteve të Bashkuara, para se ndalimi të hynte në fuqi.

Mark, një rezident amerikan që ishte në Spanjë në kohën e njoftimit të Presidentit Trump, i tha agjensisë së lajmeve Reuters se ai u kthye “pak më parë” sesa e kishte planifikuar.

Presidenti Trump mori vendimin për ndalimin pa u këshilluar me ndonjë zyrtar evropian.

Bashkimi Evropian nuk e pranon faktin se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të vendosur një ndalim udhëtimi u mor në mënyrë të njëanshme dhe pa konsultime,” thanë Ursula von der, presidente e Komisionit Evropian dhe Charles Michel, president i Këshillit Evropian, në një deklaratë të përbashkët

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel

Koronavirusi është një krizë globale, jo e kufizuar në një kontinent, dhe kërkon bashkëpunim dhe jo veprim të njëanshëm,” thanë von der Leyen dhe Michel. “Bashkimi Evropian është duke ndërmarrë veprime të forta për të kufizuar përhapjen e virusit.”

Të gjithë amerikanëve që kthehen nga Evropa do t’u kërkohet të vetë-karantinohen për 14 ditë pas mbërritjes në SHBA, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Login to post comments