OBSH, mesazh drejtuar gjithë botës: Gabim fatal të mendosh “se ne nuk do na ndodhë”

Saturday, 14 Mars 2020 15:08

Drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus përmes një mesazhi drejtuar gjithë vendeve të botës është shprehur se “Të mendosh se nuk do të na ndodhë gjë, është një gabim fatal. Ajo që fillimisht ndodhi në Kinë dhe tani në Itali, mund “të ndodhë me këdo”.
Më tej në mesazhin e tij drejtuar qeverive të globit, ai tha se duhet nga të gjithë një qasje globale. Kryerja e testeve të veçanta dhe ndjekja e rasteve të infektuar nuk është e mjaftueshme. Karantina dhe distanca që duhet të ruajnë njerëzit nga njëri tjetri nuk janë të mjaftueshme. Qeveritë e mbarë botës duhet të marrin masa sociale të ngjashme me ato në Kinë dhe Itali.
Sipas OBSH është e pamundur të parashikohet se kur do të jetë piku i epidemisë. Sipas Organizatës, “Ne duhet të përgatisim veten për çdo skenar të mundshëm dhe trajektorja e infektsioneve do të varet nga masat që qeveritë e vendeve të ndryshme do të ndërmarrin.
Në Kinë qeveria pati një qasje agresive ndaj infeksionit dhe ia doli por ekziston rreziku që epidemia të rikthehet dhe për këtë duheth mbajtur lartë vigjilenca. OBSH shpreson se të gjitha qeveritë do të miratojnë masa agresive për të frenuar infeksionet.

Login to post comments