FOTO/ Edi Rama çon në Surrel përkrenaren e Skënderbeut, dhuratë për Kryeministrinë

Diel, 15 Mars 2020 15:25

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një video-mesazh live ku ka njoftuar për më të rejat në luftën kundër përhapjes së COVID-19.

Siç ka njoftuar edhe vetë më herët, i pari i qeverisë është vetë-karantizuar në shtëpinë e tij në Surrel, ku bën joga dhe mban agjërim.

 

Por, ajo që na tërhoqi vëmendjen shkruan Dosja.al është është kjo pamje pas shpinës së kryeministrit. Bëhet fjalë për “Përkrenaren e Skënderbeut”, një objekt i shtrenjtë që qëndron për dekor në vilën kryeministrore.

 

Përkrenarja që shihni në këtë foto, iu dhurua shtetit shqiptar, më saktë Kryeministrisë 2 vite më parë, më 27 nëntor 2018, kur në Sallën e Hartave në Kryeministri u prezantua një hartë e rrallë e shekullit të XV-që ku flitej për Skënderbeun.

 

Image

Argjendari Pirro i dhuroi përkrenaren e gjitha në flori, kryeministrisë.

Rama e siguroi autorin e përkrenares, Argjendarin Pirro, se dhurata e tij për Kryeministrinë nuk do të zhduket siç ndodhte më parë, por do të inventarizohet dhe do t’i mbetet trashëgimi godinës.

Image

 ““Argjendari i famshëm Pirro, i cili na ka njoftuar se këtë përkrenare, kurorë të mbarë shqiptarisë, ia dhuron Kryeministrisë.

Duke e njohur jo vetëm unë por fatkeqësisht të gjithë historinë e dhuratave që i janë bërë kësaj godine dhe godinave të tjera, dhe nuk dihet ku kanë përfunduar, dëshiroj ta qetësoj autorin e kësaj përkrenare që ajo të humbasë.

Ne kemi iniciuar një traditë normale të mësuar nga vende të cilav e u kemi zili hiret e mirësjelljes me veten, dhe të gjitha dhuratat inventarizohen dhe asnjë dhuratë që vjen e më dorëzohet mua nuk është e imja.”-thoshte vetë Rama asokohe.

Por tanimë, përkrenarja ka përfunduar në shtëpinë e tij në Surrel, për arsye që nuk dihen.

Me gjasë, kryeministri ka patur frikë se përkrenarja e shtrenjtë do të humbiste në këto koronavirusi, prandaj e ka marrë atë me vete në shtëpi, pasi me të është më e sigurtë sesa në institucionet e shtetit. Mundësia e dytë, është që kryeministri të jetë dashuruar me prodhimin e parë të Argjendari Pirros, dhe të ketë realizuar edhe një të dytë për veten. Mbetemi në dilemë derisa të mësojmë të vërtetën…/dosja.al/

Login to post comments