Basha: Axhenda e vetme e opozitës është shëndeti, siguria dhe mirëqenia e qytetarëve

Hënë, 16 Mars 2020 22:50

Basha: Axhenda e vetme e opozitës është shëndeti, siguria dhe mirëqenia e qytetarëve. Qeveria ka adoptuar disa nga propozimet tona, por me vonesë.

Koha kur i kanë marrë disa vendime të rëndësishme nuk ka qenë koha e duhur. Kemi më shumë se një muaj që kërkojmë marrjen e shumë masave, por rëndësi ka të merren. Dhe t’i paraprihet krizës. Kjo ka qenë thirrja ime prej fillimit. Kjo është një krizë që duhet t’i dalim para, jo ta ndjekim pas.

Pyetje: Ju jeni dakord për masat drastike?

Lulzim Basha: Ajo që nuk jam dakord është ku ka paqartësi. Kam qenë në kontakt gjatë këtyre ditëve me shumë prej operatorëve ekonomikë dhe shoqatave që përfaqësojnë call center dhe fasonët. Ata janë të tmerruar, pasi afërsia fizike ku ata punojnë mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme.

Ajo që dua të them është se ne kemi nevojë për pak pozitivitet dhe këtu le ta shohim gotën gjysëm plot. Janë marrë disa nga propozimet tona. Me vonesë, por janë adoptuar.
1.Një nga prindërit që do të qendrojë në shtëpi, do të paguhet.
2.U pranua nga Banka e Shqipërisë vendimi për të pezulluar këstet e kredive për tre muaj.
3.U pranua propozimi ynë për punonjësit që nuk paguhen dot nga bizneset. Të ketë një fond të veçantë të paguhet dhe askush të mos mbetet pa një minimum të ardhurash në këtë kohë të vështirë.
4.Po kështu, nëse rezulton i vërtetë, edhe anullimi i koncesionit të check up, siç ka dalë në media, është një masë në vijën e propozimeve tona.
Rëndësi ka, që siç po thuhet, po dëgjohet zëri i opozitës. Zëri i opozitës është zëri i qytetarëve, nuk km i asnjë axhendë politike, aq më pak elektorale. Sot axhenda e vetme e imja, e PD dhe e opozitës është siguria e qytetarëve, shëndeti i tyre, mirëqenia e qytetarëve. Këtu besoj se po japim atë që qytetarët kërkojnë. Është roli i opozitës edhe të kërkojë transparencën, edhe të kërkojë llogari, por edhe të jetë alternativë propozuese. Po e bëjmë këtë. Nuk ka vend për nervozitet. Nuk po e bëjmë për sfidë ndaj qeverisë. E bëjmë ër përgjegjshmëri . Nuk kemi asnjë xhelozi, Përkundrazi po e nxisim qeverinë që të ecë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...