Beteja me koronavirusin, Evropa planifikon mbylljen e kufijve

Tuesday, 17 Mars 2020 08:57

Komisioni Evropian po planifikon të ndalojë të gjitha udhëtimet jo te rendesishme në të gjithë zonën e udhëtimit të lirë në Shengen, në përpjekje për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, raporton BBC.

Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen tha që ajo do t’u kërkojë liderëve që të zbatojnë masat e marra. 

 

“Sa më pak udhëtime, aq më shumë ne mund të parandalojme perhapjen e virusit,” tha ajo.

Presidenti francez Emmanuel Macron më herët tha se kufijtë e jashtëm të BE-së do të ishin të mbyllura për udhëtarët.

“Konkretisht, të gjitha udhëtimet midis vendeve jo-Evropiane dhe vendeve të BE do të pezullohen,” tha Macron në një fjalim televiziv të hënën.

Banorët me leje afatgjate të qëndrimit, familjarët e shtetasve të BE-së dhe diplomatët do të përjashtoheshin nga ndalesa, ashtu si edhe punonjësit e kujdesit shëndetësor ndërkufitar dhe njerëzit që transportojnë mallra, tha von der Leyen gjatë një video-konference.

Masa do të ishte në fuqi për 30 ditë.

Disa vende të BE-së tashmë i kanë mbyllur kufijtë e tyre, qoftë tërësisht, ose pjesërisht, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...