Paloka: Se janë të 'xhepit'! Asnjë qindarkë nga 15 milionët e 'çekapit' nuk shkon për koronavirusin!

Tuesday, 17 Mars 2020 11:57

Edi Paloka, Nënkryetari i PD-së, deklaroi sot se fatkeqësia më e madhe që u ka rënë shqiptarëve nuk ëshët koronavirusi, por kryeministri i vendit Edi Rama dhe e ka ilustruar këtë me një fakt domethënës.
Sipas Palokës, asnjë qindarkë nga 15 milionë eurot e destinuara për koncensionaren Vilma Nushi, për gjoja testimin shëndetësor të shqiptarëve, nuk do të shkojnë për të trajtuar krizën e shkaktuar nga koronavirusi. Dhe arsyeja, sipas Palokës, është e thjeshtë, sepse ato janë destinuar për “xhepin”e Ramës.
Në mesazhin e Palokës sot në FB, thuhet:
OBSH deklaroi dje se “testimi i shpejtë e i sa më shumë qytetarëve, është mënyra më e mirë për të luftuar përhapjen e COVID-19”
Në Shqipërinë që funksionon sipas urdhrave nga bunkeri, janë bërë vetëm 500 testime, ndërkohë që pretendohet se laboratori i ISHP mund të bëjë me qindra në ditë dhe janë evidentuar, siç deklarojnë zyrtarët e Ramës të paktën, mbi 51 të infektuar deri tani. Raporti pra, 1 i infektuar në çdo 10 të testuar.
Po ndërkohë që OBSH, testimin e sheh si mënyrën më të mirë për të ndaluar përhapjen e virusit, në Shqipëri mungojnë tamponet e testimit dhe ato pak që janë i përdorin deputetët e Ramës. Pse ndodh kjo?!
Për arsyen e thjeshtë se Rama nuk do t’iu prekë asnjë qindarkë oligarkëve. Në fakt, xhepit të tij.
120 milionë euro ka parashikuar t’u japë këtë vit !
Vetëm Vilmës për Check-up dhe hajdutit të laboratorëve do t’u japë 15 milionë euro , po asnjë qindarke nga këto nuk do të përdoret për koronavirusin.
Pra 15 milionë euro që shkojnë gjoja për testimin shëndetësor të shqiptarëve, po asnjë qindarkë prej tyre nuk pranon të përdoret kundër “armikut të egër”; të gjitha në xhep.
Kërcënon me gjoba e masa represive ata që mund të detyrohen të dalin për të siguruar bukën e gojës, po nuk e fut dorën në thesin e milionave që ndan me PPP e tij.
Shqiptaret le të vdesin, milionat nuk preken. As “thesin e miellit” nuk u jep të pamundurve sot, se ai “thesi i miellit” i duhet për t’iu blerë prapë votën nesër...
Fatkeqësia, “armiku i egër” dhe e keqja më e madhe që u ka rënë shqiptarëve, mbetet Edvin Rama!

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...