Presidenti Ilir Meta në një intervistë ekskluzive për drejtorin e Informacionit dhe gazetarin Robert Rakipllari të News24 ka treguar arsyen pse bëri testin e koronavirusit.
Ai tha se ishte në një palestër dhe u informua se një qytetar aty kishte rezultuar pozitiv. Meta sqaron se ai e njihte qytetarin në fjalë por nuk ja kishte dhënë dorën. Pas testit Ilir Meta rezultoi pozitiv.
Unë bëra testin pasi mora informacion se kisha qenë në një palestër ku kishte rezultuar një qytetar që unë e njihja por nuk ja kisha dorën. U informova se kishte rezultuar pozitiv
‘Unë bëra testin pasi mora informacion se kisha qenë në një palestër ku kishte rezultuar një qytetar që unë e njihja, por nuk ja kisha dorën. U informova se kishte rezultuar pozitiv’, - tha Meta.