Moderatori i njohur, njëherësh gazetari, Arjan Çani ka komentuar qëndrimet e kryeministrit Rama, i cili ka ironizuar propozimet e kreut të PD-së, Lulzim Basha gjatë ditës së sotme, duke thënë se ‘Luli po të fle gjumë”.
Por Çani në postimin e tij, thekson se është dakord me Ramën që mori masa drastike, por që po bën gabim që tallet me kreun e PD-së.
Sipas gazetarit, kreu i PD po bën propozime, të njëjta me ato që po bëjnë kryeministrat e Europës.
“Ramsi beri shume mirë qe mori masa drastike. Un jam dakord me Ramsin. Me vjen thjesht keq qe nuk po mbyll ende rrjetet sociale diarre. Por ndërkohe Ramsi po bën shume gabim qe tallet sot prape me Bashen. I thotë ‘fli gjumë dhe laj sytë kur te zgjohesh’. Ok. Por Basha ne fakt nuk po ben gje tjeter veçse po propozon fiks masat qe çdo kryeministër normal ne Europen demokratikë, është duke deklaruar per t’i ardhur ne ndihme ekonomike çdo qytetari ose biznesi qe për shkak te Corones është ne karantine. Mjafton t’i hidhni një sy lajmeve ne gjuhen angleze, franceze ose italiane dhe do ta kuptoni menjëherë qe Basha nuk është aspak ne gjumë”, thekson Çani.