Tritan Shehu: “Pacient zero” është spekulim, vendi ka nevojë për mijëra “tamponë” e qindra respiratorë

E mërkurë, 18 Mars 2020 11:57

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar pas shërimit të “pacientit zero” nga koronavirusi në Shqipëri. Sipas tij, ai nuk është “pacineti zero”, pasi në Shqipëri ka disa varta infeksioni, prandaj mund ta quajmë “pacienti 1”.
Shehu thotë se një gjë e tillë bëhet për të kufizuar kërkimet epidemioligjike. Ai apelon për më shumë testime dhe thotë se vendit i duhen urgjentisht tampone e kite.
STATUSI I PLOTE
Kryeministri perseri po permend te ashtuquajturin “Pacient zero”, te cilit pavaresisht nga emri i gabuar qe qellimisht i vendosin i uroj sherim te shpejte.
“Pacienti zero” nuk eshte gjetur ne Shqiperi, kemi disa vatra epidemiologjike, nuk ka per tu gjetur, edhe ne Itali nuk eshte gjetur, ai mund te quhet “pacienti 1”.
Nje deklarim i tille i perseritur kerkon te “legalizoje” kufizimin e kerkimeve epidemiologjike, ndersa ne vendin tone duhen zhvilluar ne formen e kerkimit horizontal per te gjithe popullsine bazuar mbi dy kolona:
1- Kerkim horizontal ne popullesi me mijera “tampona”, sic e rekomandoi edhe OBSh, me nje rjet laboratorik ne territor.
2-Mobilizimin total te kujdesit paresor e mjekut te familjes ne kete beteje.
Dhe me tej per te ulur vdekshmerine, pra per te shpetuar jetet ne rrezik duhen qindra respiratore me poste Reanimacioni, perseri ne te gjithe territorin.
Qeveria duhej te kishte distancuar dhjetra miliona Euro e ndoshta qindra e te kishte perpunuar nje strategji te qarte tashme, megjithate me mire vone se kurre!

 

Login to post comments