Pasi kanë kaluar 10 ditë nga rasti i parë zyrtar me koronavirus në Shqipëri, qeveria kërkon pajisje respiratore për pacientët e prekur nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka hapur dje tenderin për blerjen e respiratorëve, pajisje jetike tek personat e prekur nga COVID-19 dhe që kanë probleme me frymëmarrjen.
Në dokumentet e Syri.net thuhet se afati kohor për dorëzimin e ofertave është 18 marsi, pra sot deri në orën 17:00
Fondi limit për blerjen e respiratorëve është 129.727.371 lekë pa TVSH.
E megjithatë me 60 pikë maksimale do të vlerësohet lëvrimi i shpejtë i respiratorëve, ndërsa çmimi, pra oferta do të vlerësohet me 40 pikë.
Operatori ekonomik që ka marrë më shumë pikë gjatë mbledhjes do të ftohet për negociata dhe lidhjen e kontratës. MSH kërkon që të gjithë dokumentet të jenë origjinalë pse kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mosdorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme të të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.