COVID-19/ “Rreziku që iu kanoset shqiptarëve është i madh”, Basha: Nuk është koha për debat me Ramën, ja dy gjërat thelbësore

E mërkurë, 18 Mars 2020 19:33

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në një intervistë ekskluzive për “News24” se masat e qeverisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë të vonuara, por sipas tij, më mirë vonë, se kurrë.


Kreu i PD tha se nuk është momenti që të bëjë aludime për debat politik me kryeministrin Edi Rama, por sipas tij, e gjithë politika duhet të ketë vëmendjen ted y shqetësime kryesore, shëndetësi i shqiptarëve dhe masat për popullsinë në përgjithësi, pensionistët, të sëmurët, të varfrit, etj.

Pjesë nga intervista:

 

Si i vlerësoni masat er qeëvreisë?
Basha: Rreziku që iu kanoset shqiptarëve është i madh. Më mirë vonë, se kurrë. Nuk dua të bëj asnjë aludim për debat politik, pasi sot nuk është cështje debait mes meje dhe Ramës. Ajo që na shqetëson sot është shëndeti i shqitparëve. Mënyra më e mirë është distancimi social, kufizimi në grup. Kjo do të vijojë të shkaktojë pasojë në ekonomi. Ajo që jemi përpjekjur të bëjmë është të përpiqemi të fokusohemi në dy problemet kryesore: shëndeti i njerëzve, që nis me personelin mjekësor, stafin mjekësor, gjithë punonjësit e shëndetësisë, ku siguria e tyre është kyqe. Kemi kërkuar të jenë ata përfituesit e parë të testimit të vazhdueshëm, për t’i bërë ballë kësa situate. Së dyti, masat për popullsinë në përgjithësi. Testimi, testimi, testimi për të gjithë. Sot është njoftuar më në fund një tender për respiratorët, pajisjet e nevojshme për trajtimin e këtyre pacientëve. Ka mbi 10 ditë që kanë nisur masat shtrënguese, por këto masa duhet të ishin marrë më parë.

A janë të mjaftueshme këto masa? A duhet bërë më shumë? Nga ana tjetër kem ndërmarrje në punë, si call-center…
Qëndrimin tonë e kemi shprehur. Ato ndërmarrje ku distancimi social është i pamundur, duhet proceduar me mbylljen e tyre. Mbyllja e tyre ka qenë kërkesë që ne e kemi mbështetur dhe do vazdhojmë ta mbështesim. Për masat që ne do kërkojmë llogari, por sot nuk është koha. Masat që po kërkojmë ne janë masa përmbajtësore. Duhet përkujdesi social, për njerëzit në moshë, të sëmurët. Kujdesi shëndetësor dhe kujdesi ekonomik, sepse rreziku nis me shoqërinë, por do t’i përcillet ekonomisë.

Login to post comments