Njëzet e shtatë udhëheqësit e vendeve anëtare nuk do të mblidhen fizikisht, por ata do ta zhvillojnë mbledhjen e tyre përmes video-konferencës në datat 26 dhe 27 Mars dhe rendi i tyre i ditës, do të përqendrohet vetëm tek emergjenca e koronavirusit.
Sipas gazetës, edhe temat e tjera që priteshin të debatoheshin si përdorimi i teknologjisë 5G, marrëdhëniet me Kinën, inteligjenca artificiale apo çështjet e zgjerimit janë shtyrë, për një datë më të vonshme. Ky vendim drastik u morr pasi kriza e Covid -19 nuk po rrezikon vetëm jetët njerëzore, por edhe vetë ardhmërinë e BE-së. Vendimet sovraniste si ato të Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar eksportimin e materialeve mjekësore edhe brenda tregut të përbashkët, apo rishfaqja e kufijve nacionalë që ishin “zhdukur” që në vitin 1985, tregojnë për këtë hap mbrapa të unionit.