Rama e ironizon/ Basha: Jepi 120 milionë eurot e PPP-ve për krizën

E Enjte, 19 Mars 2020 11:56

ryeministri Edi Rama vazhdoi edhe sot avazin me ironi ndaj propozimeve të opozitës, edhe pse masat e saj po i zbaton vetë jo pak herë.

"Plani 7×7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave! Deri kur të mbarojë lufta shifrat do kapin nivelin e një vendi të G7-ës! Pritet shifra e parashikuar nga Plani për aktorët e Portokallisë, meqë janë mbyllur në shtëpi ndërkohë që po u bëhet konkurencë e pandershme nga 7×7=42!," shkruan Rama
Pas tij reagoi edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha.
"Sa keq për çdo shqiptar kur kryeministri në vend që të japë MENJËHERË 120 milion eurot e ppp-ve për shëndetin dhe bukën e gojës së mijëra familjeve, merret gjithë ditën me sulme kundër opozitës dhe bëhet mburojë e vjedhjeve dhe korrupsionit të oligarkëve dhe tenderave të luksit," shkruan Basha.

Modifikuar më E Enjte, 19 Mars 2020 12:01
Login to post comments